Ballina Kryesore Rama zbulon politikanin që po u del për zot basteve në Shqipëri

Rama zbulon politikanin që po u del për zot basteve në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaron se ish-kryeministri Sali Berisha u del për zot basteve.

Ai tha mbrëmë në News 24 dhe përsëriti sot në Twitter se Berisha shkruan për gjithçka në rrjetet sociale por vetem për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve nuk ka folur.

Statusi i Ramës në Twitter
Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS.Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme.Bastet vdiqën Sali!