Ballina Kryesore Reagon, për zëvendësimin e kasave fiskale, Ministri i Financave Arben Ahmetaj

Reagon, për zëvendësimin e kasave fiskale, Ministri i Financave Arben Ahmetaj

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike se ishte kërkuar zëvendësimi i kasave fiskale për bizneset. 

Arben Ahmetaj ka mohuar plotësisht këtë fakt dhe ka sqaruar publikun e gjerë me anë të një postimi në adresën e tij Facebook.

Postimi i plotë :

 

Nuk ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave fiskale për bizneset!
Forcojmë sistemet e kontrollit të sasive të hidrokarbureve, në favor të qytetarëve dhe buxhetit!
Shumë tipike e PD, deklarata e përsëritur për të disatën herë e “ekspertit X”, që në rastin më të mirë është shfaqje paditurie të thellë, e në rastin më të keq, që është dhe më i mundur, disinformim me dashje i qytetarëve.
Është humbje kohe t’u kthesh përgjigje për çdo budallallëk!

 

Për qytetarët që meritojnë të sqarohen, Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 31.10.2018, nuk ka të bëjë aspak me kasat fiskale të bizneseve, por lidhet vetëm me sistemet fiskale për kontrollin e sasive në shoqëritë e hidrokarbureve dhe të shitjes së tyre me pakicë.
Së pari, ka një ndryshim thelbësor mes “sistemeve fiskale” dhe “kasave fiskale” dhe së dyti, efekti i kësaj VKM-je shtrihet vetëm mbi rreth 3 mijë sisteme fiskale të lidhura me sektorin hidrokarbur dhe aspak mbi rreth 145 mijë kasa apo pajisje fiskale që përdoren nga bizneset e tjerë në Republikën e Shqipërisë.
Vetëm “eksperti X” i PD nuk e lexon dot atë që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ose për meritën e tij, nuk arrin ta kuptojë.
Ky standard i ri që aplikohet për shoqëritë e hidrokarbureve, është një hap më tej për forcimin e kontrollit dhe të monitorimit të këtij sektori të rëndësishëm duke mbyllur hapësirat potenciale për evazion.
Monitorimi i depozitave të tregtuesve me shumicë do të behët në mënyrë automatike duke raportuar sasinë e karburantit periodikisht si dhe duke rakorduar hyrje-daljet në të . Po kështu mundësohet monitorimi i depozitave të pikave fundore të shitjes së karburantit si dhe raportimi në kohë reale i shitjeve fundore të tyre. Në këtë mënyrë, bëhet një monitorim i plotë i lëvizjeve të sasive të karburantit dhe një rakordim më i saktë i sasive të tregtuara në vend në kohë reale!

LEXO EDHE:  Takimi me drejtoritë e Doganave, Ahmetaj: Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon

Këto ndryshime, janë një instrument i duhur në favor të administratës fiskale, për të adresuar më mirë administrimin e një sektori shumë të rëndësishëm për të ardhurat publike.