Ballina Kryesore Reforma në Drejtësi, Ngjela: Do të eleminohen ata që janë në pushtet,...

Reforma në Drejtësi, Ngjela: Do të eleminohen ata që janë në pushtet, ja tre “Peshqit e Mëdhenj” (Emrat)

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela foli sërish për Reformën në Drejtësi, ku theksoi se ajo do të eleminojë ata që janë në pushtet.

Duke folur për temën e emisionit “kush do bëhet kurban për negociatat”, Ngjela u shpreh se peshk i madh është Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Kjo është një reformë që drejtohet nga Washingtoni. Rama kërkon ti japë mundësi palës të tjetër të bëjë politikë. Ka progres në Reformën në Drejtësi. Analiza ime politike është që BE nuk e pranon këtë klasë politike me frymën që kanë. Kjo nuk është ‘Kurban’, nuk është sakrificë. Kjo është drejtësi e re. I shqetësuar është Saliu për hapjen e negociatave. Njeriu i shqetësuar e humbet ekuilibrin mendor. Ambasadori Lu ka kërkuar peshq të mëdhenj, por ai e di çfarë ka kapur rrjeta. Reforma në Drejtësi është e gjitha për eliminimin e atyre që janë në pushtet. Vetting nuk do të thotë ‘kurban’, deri në maj do ketë akuza. Peshk i madh quhet Saliu, Rama dhe Basha”, tha Ngjela.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook