Ballina Aktualitet Reformimi i Akademisë së Shkencave/ Artan Fuga: Mbështes reagimin e kryeministrit, më...

Reformimi i Akademisë së Shkencave/ Artan Fuga: Mbështes reagimin e kryeministrit, më mirë një institucion…

SHPËRNDAJE

Sot në një reagim të shpejtë në rrjetet sociale kryeministrit Edi Rama foli prerë dhe qartazi se përse duhet të refermohet sa më shpejtë Akademia e Shkencave ndërsa pak orë pas reagimit kryeministrit është  Akademiku Artan Fuga i cili i jep të drejtë kryeministrit për reagimin.

Fuga thekson se ndalja e farsës zgjedhore sot në Akademinë e Shkencave, mund të jetë fillimi i reformimit të saj! E kundërta sipas tij është shkatërrim i saj dhe dëm i pallogaritshëm ndaj shqiptarëve!

POSTIMI I AKADEMIKUT ARTAN FUGA
Reagim i drejtë i kryeministrit Edi Rama ndaj Akademisë të Shkencave, çka duhet shtrirë sinqerisht, aktivisht, rrënjësisht, pa pritur, pa hilé, me vetë reflektim dhe nxjerrje përgjegjësish mbi paaftësinë dhe përgjumjen e nëpunësve të leshtë që nuk ditën ta reformojnë sistemin e prodhimit të dijes në vend!
Ne nuk mund të rrisim shqiptarë të paditur në shekullin e 21!
Falënderoj, jashtë çdo konteksti politik, si anëtar i Akademisë të Shkencave, kryeministrin Edi Rama për pozicionin e drejtë të mbajtur sot në mëngjes, in extremis, dy orë përpara farsës të lemerishme në Akademinë e Shkencave ku po kërkohet t’i vihet kapak gjoja demokratik me zgjedhje farsë degradimit të saj.
Unë sikurse e kam shprehur modestisht besoj fort se Akademia e Shkencave e Republikës të Shqipërisë mund të reformohet, të bëhet një institucion splendid që të rrezatojë në diturinë dhe shkencën e shqiptarëve, e pavarur, e lirë, por efikase dhe në partneritet me të gjitha agjencitë që janë për një Shqipëri të emancipuar.
Jo, ne nuk i duam ato paré nga buxheti për xhepat tanë. Ose të reformohemi ose ta kyçim derën me turp!
Ndal zgjedhjeve farsë, ky është hapi i parë që duhet bërë sot, jo nesër!
Miq gazetarë, drejtues të medias të gjithë raportoni nëse farsa e zgjedhjeve do të ndodhi! Prania juaj e ndalon atë sepse përpara transparencës që Ju bëtë askush nuk mund të dali kundër!
Ju e bëtë të mundur gjithçka!
Ju them me sinqeritet se në Akademinë e Shkencave dhe jashtë saj në komunitetin shkencor të vendit ka potenciale intelektuale shpresëdhënëse, por ato janë kanalizuar keq!
Akademikët e pranishëm atje sot do të reagojnë si duhet!
Ata do të ndihen të çliruar!
Duhet një Akademi e hapur ndaj komunitetit të shkencëtarëve dhe universitarëve, ndaj të rinjve që duan t’i hapin udhë kërkimit të tyre shkencor, një Akademi që të jetë shkenca dhe përpunuesja e strategjisë për shkencën, shkenca më e vështirë për t’u bërë, jo thjesht një institut kërkimit, as drejtori kërkimi shkencor, por e mbështetur në meritën dhe në punën, një Akademi që ta ketë të qartë misionin e saj, me ide të qarta, të cilat prej vitesh censurohen atje, një Akademi e gjallë!
Po! Asnjë lek nga buxheti i shtetit nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet, por asnjë lek as gjoja “Akademisë të Albanologjisë”, e jashtëligjshme me statusin që mori fshehurazi publikut dhe në kundërshtim me ligjin, nëse nuk reformohen asnjë lek as instituteve shkencore, askujt që funksionon në arsim e shkencë, në kulturë dhe art, nëse nuk reformohen, se Akademia e Shkencave nuk është e e veçuar nga gjendja e kërkimit shkencor, e arsimit, e kulturës në Shqipëri, ajo është simptoma e degradimit të diturisë shkencore kolektive të shqiptarëve në këtë shekull!
Nuk duhet të bëhemi një komb mendërisht i leshtë sikur rrezikojmë fort !
Jo, ne nuk mund të rrisim shqiptarë të pamençur!
Me këtë krim, kudo dhe kushdo ta bëjë, në akademira, institute, universitete publike dhe private, shkolla dhe kopshte, ku injoranca kërkon ta mposhti dritën askush nuk mund të pajtohet nëse i thotë vetes shqiptar dhe shkencëtar!
Në Akademinë e Shkencave gjithsesi mëkateve u gjend mundësia për të folur. Atje ku heshtet, ujërat janë edhe më të ndenjura e në kalbëzim.
Akademia qysh sot ka shansin që të dali në krye të procesit!
Nuk ka më asnjë alibi!
Reforma do të jetë e dhimbshme, por as nuk ka diskutim që mund dhe do të bëhet!
Mbrojtja që disa aludonin se e kishin te ekzekutivi, sot ra!
Ndaloni farsën e zgjedhjeve sot!

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Vendimin do e marrim me popullin”, LSI i përvishet Ballës: Zgjidhja për importin e plehrave është …

Paralajmërimi i fortë i Trump: Nëse s’kemi rrugëdalje, shkatërrojmë totalisht Korenë e Veriut

Ambasada e SHBA ka një super lajm për shqiptarët: Mos e humbisni këtë mundësi!

VIDEO/ Fjalimi frymëzues i Ben Blushit që mediat shqiptare nuk e transmetuan kurrë

Bes Kallaku turpëron Ermal Mamaqin: Zarfin tënd për dasmën ende nuk e kam gjetur…(FOTO)

VIDEO/ “Kaubojsi” feston 42-vjetorin: Kam një dedikim për mamin, gruan dhe fëmijët…

Topalli paralajmëron Bashën: Ti të fyen inteligjencën, Jozefina nuk bën hapa prapa!

Basha flet prerazi: Marrëveshja me Ramën ka vdekur me kohë

Kapet kamion me drogë në portin e Vlorës, kishte destinacion Italinë

FOTO/ “Pijanec që shitej për një boçe raki”, ky është gazetari që po shan hapur Dritëro Agollin

Artikulli paraprakQeveria nis reformën në administratë, e para në listë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave
Artikulli tjetërZgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, Artan Fugës ia kthejnë votën mbrapsht