Ballina Kryesore Renato Mekolli s’qenka gjë! Moderatori shqiptar ‘nxehet’ me të ftuarin dhe thyen...

Renato Mekolli s’qenka gjë! Moderatori shqiptar ‘nxehet’ me të ftuarin dhe thyen ‘çdo gjë’

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, bëri jehonë në media si një nga njerëzit më të komentuar nërrjete sociale për shkak të sjelljes në emisionin e gatimit që drejton, ku nuk kanë munguar sherret me konkurrentët.

Ai është kritikuar disa herë, por edhe është imituar dhe imitimi i radhës ka ardhur nga moderatori i njohur Florian Agalliu në emisionin e mëngjesit që drejton në të njëjtin televizion.

Erjon Merdini ishte duke gatuar dhe Flori kërkoi menjëherë ndërprerjen e emisionit, duke bërtitur dhe filloi të thyente pjatat. Fillimisht ish-konkurrenti te emisioni i Renatos nuk e kuptoi çfarë po ndodhte dhe me qetësi e pyeti moderatorin se ç’kishte.

“Qetësohu o plak” – dëgjohej teksa i thoshte Erjoni Florit dhe vazhdonte të gatuante.

Pas pak Flori nuk e mbajti dot të qeshurën dhe i tha se kjo ishte thjesht një shaka, ndryshe nga shef Renato që bërtet seriozisht.