Ballina Kryesore Rezart Veleshnja i drejtohet Jul Dedës:”Rrogën nuk ta rrit partia, ta rrit...

Rezart Veleshnja i drejtohet Jul Dedës:”Rrogën nuk ta rrit partia, ta rrit puna. Debat midis aktorëve në studio

Kanë qenë të dy aktorët pjesë e formatit “360 gradë” në televizionin Ora News kur kanë debatuar përsa i përket politikës dhe aktrimit. Jul Deda njihet si një aktor që merr inisiativa herë pas here për të denoncuar fenomene shqetësuese jo vetëm në fushën sociale por edhe atë politike të vendit.

Nga ana tjetër Rezart Veleshnja, një aktor i talentuar dhe ai, prej kohësh është angazhuar në njërën nga forcat politike të vendit. Gjatë emisionit, tonet kanë qenë pak të ashpra pikërisht për shkak të kësaj teme në të cilën të dy aktorët janë ndjerë të prekur. 

Pjesë nga biseda midis aktorëve ku tonet janë paksa të ashpra:

Deda: Siç ka politikanë që nuk i meriton Parlamenti, ka dhe aktorë që nuk i meriton fare skena.

Veleshnja: Rrogën nuk ta rrit Partia. Ta rrit puna.

Deda: A është më lart, një politikan apo një aktor, hajde ta diskutojmë. Ka pisa në Parlament, ka pisa edhe në skenë.