Ballina Kryesore Rezultatet e frikshme të studimit: Pijet energjike shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme

Rezultatet e frikshme të studimit: Pijet energjike shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme

Një studim i fundit nga Universiteti i Ontarios, në Kanada, ka zbuluar se gjysma e të rinjve që konsumojnë pije energjike, janë të ekspozuar ndaj efekteve anësore shumë të rrezikshme. Këto efekte negative janë; rritja e rrahjeve të zemrës dhe kriza të ngjashme me krizat epileptike.

Në këtë studim u pyetën 2055 të rinj, për numrin e pijeve energjike si “Red Bull” dhe “Monster”, që konsumonin. Studimi tregoi se këto pije mund të jenë më të rrezikshme se pije të tjera që përmbajnë kafeinë.

Nga personat e anketuar, studimi zbuloi se ata kanë patur rritje të rrahjeve të zemrës (24.7% e tyre), probleme me pagjumësinë (24.1%), ndërkohë që 0.2% e të anketuarve patën kriza të ngjashme me ato epileptike.

Rreth 18.3% e të anketuarve raportuan se kishin patur dhimbje koke, 5.1% kanë patur marrje mendsh, të vjella dhe diare. Rreth 3.6% e të anketuarve kanë patur dhimbje të gjoksit.

Por, fakti më shqetësues është se shumica e personave që morë pjesë në studim, i kishin patur këto efekte negative duke konsumuar shumë pak nga këto pije energjike, më pak se një ose dy pije.

“Për momentin nuk ka asnjë pengesë që fëmijët të blenë pije energjike dhe këto pije reklamohen në të gjithë dyqanet dhe supermarketet”, tha profesori David Hammond.

“Shumica e studimeve deri më sot janë fokusuar tek efektet e kafesë, megjithatë është e qartë se pijet energjike kanë një efekt negativ shumë më të madh”.

“Studimet tregojnë se është shumë e nevojshme që të rritet mbikëqyrja e këtyre produkteve, për të kuptuar efektet e tyre negative”.
The Indipendent

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook