Ballina Kryesore Romela Begaj shkruan historinë në SHBA, shpallet kampione bote në peshëngritje, ja...

Romela Begaj shkruan historinë në SHBA, shpallet kampione bote në peshëngritje, ja si e urojnë Meta dhe Rama

Peshëngritësja e njohur shqiptare, Romela Begaj ka marrë pjesë në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm ku mori medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtë në dygarësh, për peshën 69 kilogram.

Nuk kanë munguar komplimentet nga qeveritarët ndër të cilët janë presidenti dhe kryeministri të cilët uruan Romelën për performancën e shkëlqyer në SHBA.

Postimi i Metës:

Të dashur miq, dua t’ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Romela Begaj, e cila fitoi medaljen e artë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. 

Postimi i Ramës:

Një lajm i bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë:
ROMELA BEGAJ KAMPIONE E BOTËS

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook