Ballina Kryesore Ronaldo në telashe serioze, një tjetër femër e akuzon për përdhunim

Ronaldo në telashe serioze, një tjetër femër e akuzon për përdhunim

Duket se telashet nuk kanë të sosur për Cristiano Ronaldon, pasi një tjetër vajzë e ka akuzuar për përdhunim.

Kjo u zbulua nga avokati i modeles amerikane, Lesli Stoval, i cili në një deklaratë për mediat vendase ka lënë të kuptohet se ka mundësi që hetimet për Ronaldon të zgjerohen.

“Një vajzë tjetër me ka kontaktuar. Por kjo nuk është gjithçka. Dua të flas me të gjitha ish-të dashurat e futbollistit, me vajzat që e njohin atë në mënyrë intime. Do të ishte diçka me vlerë për të kuptuar sjelljen e tij. Nëse do të jetë e nevojshme, do të shkoj edhe në Angli”- tha Lesli Stoval.

Për momentin, nuk dihet identiteti i vajzës tjetër që mund të hyjë në skenë sa i përket kësaj historie. Nuk dihen as gjeneralitetet e saj, por mësohet se Stoval i ka dërguar ato në zyrat e policisë së Las Vegasit, që rihapi çështjen e vitit 2009 shkruan Corriere.it.

Por jo vetëm kaq! Në orët e fundit, “Der Spiegel” publikoi edhe akordin e nënshkruar mes Ronaldos dhe Kathryn Mayorga, për heshtjen e kësaj të fundit. Akordi është nënshkruar më 12 janar 2010 dhe është i ndarë në 11 klauzola.

Sipas këtij akordi, Mayorga nuk duhej të denigronte në publik emrin e Ronaldos. Madje nuk duhej të fliste as me familjen e nuk duhej të merrte pjesë në takime kolektive psikoterapike, ku me shumë mundësi do të tregonte atë që ndodhi.

Për sa u përket detyrimeve të yllit juventin, ai do të dorëzonte testet e virusit HIV për të qetësuar modelen. Në të njëjtën kohë, mësohet se Mayorga i dërgoi Ronaldos edhe një letër të gjatë, ku theksonte se ishte penduar që kishte pranuar të merrte para në këmbim të heshtjes.

LEXO EDHE:  "Nuk të akuzojmë ne ty, ti akuzon veten!", këto janë pikëpyetjet që shtron Sali Berisha ndaj Ramës

“Do të më pëlqente t’i tregoja botës se kush je në të vërtetë”, shkruhej ndër të tjera në letrën e Mayorgas. Revista gjermane mori dokumentin si pjesë e skedareve të zbuluara ne skandalin e vitit te kaluar dhe ka rindertuar bisedimet e gjata qe do te çonin ne marrveshjen midis palëve. Sipas revistës gjermane, portugezi ka kërkuar që ajo ta falë.