Ballina Kryesore Rovena Stefa i nxjerr “të palarat” Elhaida Danit: Ju tregoj hipokrizinë e...

Rovena Stefa i nxjerr “të palarat” Elhaida Danit: Ju tregoj hipokrizinë e këngëtares tek “Kënga Magjike”

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’, e drejtuar nga Aulona dhe Fatma në “ABC News”.

Rovena ka folur për pjesëmarrjen e saj në festivalin muzikor Kënga Magjike 2017 me projektin muzikor ‘Veç një jetë’.

Ajo shpjegoi se aty funksionojnë hipokrizi, duke përmendur këngëtaren Elhaida Dani e cila e kishte përqafuar dhe komplimentuar për performancën e saj dhe në fund nuk e kishte vlerësuar.

Rovena Stefa: Mund të takohemi kur të mbarojë ato koncertet shumë të famshme jashtë dhe ndoshta do të vijë prapë në ndonjë festival këtu tek ne. mund të vijë të më puthë prapë përpara e të më thojë sa bukur ke kënduar dhe të më vlerësojë përsëri 0.

LEXO EDHE:  Një kukull e vërtetë! Shtatzania e Zaimina Vasjarit "ëmbëlson" bukurinë e saj (FOTO)

Gazetarja: Kështu ndodh tek Kënga Magjike?

Rovena Stefa: Po, kjo është e vërtetë. Përpara ne ishim ulur po pinim kafe, pas provave gjenerale. Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishe e jashtëzakonshme prova dhe më përqafoi e unë e përqafova, i thashë faleminderit zemër. Kur pashë vlerësimin 0 pastaj. Hipokrizi e bukur thashë, prandaj këta u futkan se këtë bëjnë. Të tjerët gënjehen nga kjo gjë, por unë nuk jam gënjyer nga puthjet e Elhaidës. Kënga ishte vërtetë e mirë, ishte një nga këngët më të mira që unë e vlerësova.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook