Ballina Kryesore Rrëzimi i kërkesës për anullimin e votimit për Teatrin, Vasili: Epidemi hajdutërie...

Rrëzimi i kërkesës për anullimin e votimit për Teatrin, Vasili: Epidemi hajdutërie votash në Parlament!

Pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet në Kuvend për rrëzimin e kërkesës së opozitës që të anulohej votimi për Teatrin Kombëtar, ka reaguar LSI-ja.

Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, e ka cilësuar si “epidemi hajdutërie votash në parlament”, votimin për shembjen e godinës së Teatrit, ndërsa thekson se votat janë manipuluar.

Postimi i plotë
Epidemi hajduterie votash ne parlament.

Hajdutet e votave refuzojne e pengojne rivotimin e ligjit per teatrin dhe vulosin manipulimin mu ne mes te parlamentit te votimit te ligjit per teatrin.
Vodhen teatrin,vjedhin votat edhe ne parlament,vjedhin shqiptaret perdite me koncesione.
Me nje fjale eshte epidemi hajdutesh ne syte e shqiptareve dhe ne krye te qeverise.
Dihet fundi i hajduteve….

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook