Ballina Aktualitet Rrëzohet aksidentalisht në liqen, humb jetën tragjikisht 11-vjeçarja në Gramsh

Rrëzohet aksidentalisht në liqen, humb jetën tragjikisht 11-vjeçarja në Gramsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një vajzë e mitur është mbytur në Hidrocentralin e Banjës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku fëmija me iniciale A.T., 11-vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur  gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.