Ballina Aktualitet Rritet frikshëm numri i vetëvrasjeve, shënohet rasti i tretë brenda 24-orëve: Burri...

Rritet frikshëm numri i vetëvrasjeve, shënohet rasti i tretë brenda 24-orëve: Burri gjendet i varur me litar në magazinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku i moshuar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 66-vjeçari me iniciale H.L., u gjet i varur me litar në magazinën pranë banesës së tij, në lagjen 15, në Spitallë, gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se viktima vuante nga depresioni, i cili dyshohet të jetë shkaku i aktit të rëndë të vetëflijimit.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe dy raste të tjera vetëvrasje. Por më e keqja është se numri i këtyre akteve po shtohet dita-ditës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook