Ballina Kryesore Ruçi i përgjigjet Metës: Nëse incidenti ka ndodhur për një vijë uji,...

Ruçi i përgjigjet Metës: Nëse incidenti ka ndodhur për një vijë uji, të mos e politizojmë

Pas akuzave të ashpra të ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta, drejtuar PS-së në lidhje me dhunimin e saj në Zharrës të Fierit, vjen dhe reagimi nga Partia Socialiste.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së deklaroi se selia rozë nuk mbështet asnjë formë të dhunës dhe distancohet nga çdo akt dhune.

Ruçi gjithashtu theksoi se nëse incidenti kishte motive të tjera jo politike, nuk duhet të politizohet.

“Dëgjova qe ne socialistet paskemi krijuar incident. Meta e Bitri e dini mire se kane qene pjesëtare te familjes socialiste dhe kjo force politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do qe te vuaj askush atë qe ne kemi vuajtura. Distancohemi hapur dhe qarte nga çdo rast dhune. Nëse incidenti ishte për një vij ujë te mos e politizojmë. Gjithsecili është ne korsinë e vete PS, Pd, Lsi dhe forca te tjera dhe populli është arbitri qe do te përcaktojë se kush do ta fitoj garen. Do te fitoj ai ekip qe ka mbështetjen me te madhe dhe alternativen me te mire. Dhuna nuk i përket socialisteve, ndaj te mos politizohen çështje qe skanë te bëjnë me politiken.”, tha Ruçi.