Ballina Kryesore Ruçi tregohet i “ashpër” në Kuvend ndërpret seancën dhe kritikon kryetarët e...

Ruçi tregohet i “ashpër” në Kuvend ndërpret seancën dhe kritikon kryetarët e grupeve parlamentare

Kuvendi ishte përcaktuar që të niste punimet në orën 11:00, por kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ndëprerë seancën plenare , duke kritikuar kryetarët e grupeve parlamentare, pasi nuk kanë qenë korrekt në dorëzimin e emrave të propozuar prej tyre.

Kjo ka qenë arsyeja që kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi kërkoi pushim deri sa të zbardhen emrat.

“Sic kam premtuar që do të jemi rigoros për fillimin e punimve të kuvendit. Po e filloj vërejtjen e parë me mungesën e korrektësisë të kryetarëve të grupeve parlamentare që nuk mund të vazhdoj më tej, prandaj ju lutem pak pushim dhe pak durim sa të zbardhen propozimet e drejtuesve të grupeve parlamentare që ju keni zgjedhur”, deklaroi Ruçi.

Menjëherë pas kësaj, 4 deputetë të rinj të PD-së morën fjalën ku kërkuan regjistrimin në procesverbal të votës së tyre kundër qeverisë.

Bëhet fjalë për deputetet e rinj demokratë Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Lorenc Luka.

“Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”, ka thënë Klevis Balliu.

Kryeparlamentari e ka quajtur njerëzore diçka të tillë dhe dha urdhër që vota të regjistrohet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook