Ballina Kryesore Rusi 2018/ Anglia kalon në gjysmëfinale, mposht Suedinë që la jashtë Botërorit,...

Rusi 2018/ Anglia kalon në gjysmëfinale, mposht Suedinë që la jashtë Botërorit, Holandën e Italinë (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja mes Suedisë dhe Anglisë, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës, e cila u luajt në Cosmos Arena të Rusisë.

Kanë qenë anglezët ata që kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0-2, duke shkuar më tej në gjysmëfinale.

Harry Maguire kaloi në avantazh kombëtaren e “3 Luanëve”, në minutën e 31 të pjesës së parë, kur deri atëherë ishte Suedia ajo që po e kërkonte më tepër golin, shkruan “DuaLajm.com”.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 në favor të Anglisë, ndërsa episodi i dytë i lojës vazhdon me një Suedi në kërkim të golit të barazpeshimit, por portieri anglez, Pickford, i tregoi vlerat e tij, duke bërë disa pritje që shpëtuan portën e “3 Luanëve”.

Në minutën e 59, pas një krosimi në zonë, Dele Alli zhytet me kokë dhe dyfishon rezultatin për anglezët, duke i dhënë golin e sigurisë.

Minutat në vazhdim, Suedia krijoi disa mundësi, por portieri Pickford është i pamposhtur. Dhe me shifrat 0-2 mbyllet çerekfinalja e tretë e Botërorit.

Anglia do të presë në gjysmëfinale, fituesen e ndeshjes mes Rusisë e Kroacisë, që do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:00.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Francës dhe Belgjikës, ndërsa sot pritet dhe përcaktimi i gjysmëfinales së dytë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook