Ballina Kryesore Rusi 2018/ Belgjika dhuron spektakël ndaj Panamasë debutuese, rrëmben tre pikët e...

Rusi 2018/ Belgjika dhuron spektakël ndaj Panamasë debutuese, rrëmben tre pikët e para në Botëror (VIDEO)

Sapo është mbyllur ndeshja mes Belgjikës dhe Panamasë, e vlefshme për grupin G të Kampionatit Botëror në “Fisht Olympic Stadium” të qytetit të Sochi-t.

Ashtu siç pritej, ky takim nuk pati surpriza, pasi belgët arritën një fitore më se të merituar me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, dhe Belgjika nuk ishte shumë bindëse ndaj Panamasë, e cila debuton për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Seria e golave nisi që në fillim të pjesës së dytë, ku Mertens shënoi një supergol me një goditje fluturimthi, nga një kënd i vështirë për t’u shënuar, shkruan “DuaLajm.com”.

Panamaja u mundua të sulmonte krijonte disa sulme në kërkim të golit të barazimit, por pa rezultat.

Më pas ka qenë Romelu Lukaku me dy golat e tij, i cili vulosi dhe rezultatin përfundimtar 3-0, duke i dhënë Belgjikës 3 pikët e para në këtë Kampionat Botëror.

Ndeshja tjetër e grupit G do të jetë ajo mes Anglisë dhe Tunizisë, e cila do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:00.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook