Ballina Kryesore Rusi 2018/ Danimarka ndalet nga Australia, kualifikimi i hapur në ndeshjen e...

Rusi 2018/ Danimarka ndalet nga Australia, kualifikimi i hapur në ndeshjen e fundit

Ka përfunduar ndeshja e raudit të dytë në fazën e grupeve, mes Danimarkës dhe Australisë.

Ndeshja e vlefshme për Grupin C, ka përfunduar në barazim, me rezultatin 1-1.

Kanë qenë danezët ata që shënuan të parët që në minutën e 7 të ndeshjes, ku Christian Eriksen pas një goditje fluturimthi e dërgon topin në rrjetë.

Goli i barazimit për australianët u shënua në pjesën e parë, pas një goditje 11-metërshi, e cila u shndërrua në gol nga Michael Jedinak në minutën e 38.

Pjesën e dytë të dyja skuadrat e kërkuan golin e fitores, por pa rezultat, ndërsa ndeshja mbyllet me shifrat përfundimtare 1-1.

Një pikë e vlefshme për danezët, të cilët tashmë renditjen të parët në Grup me 4 pikë, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Perusë me rezultatin 1-0.

Ndeshja e dytë e raundit të dytë në këtë grup mes Francës dhe Perusë do të luhet pasditen e sotme në orën 17:00.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook