Ballina Kryesore Rusi 2018/ Shokohet bota e futbollit, Kroacia shpartallon Argjentinën me rezultatin e...

Rusi 2018/ Shokohet bota e futbollit, Kroacia shpartallon Argjentinën me rezultatin e thellë (VIDEO)

Ka përfunduar në mënyrë dramatike ndeshja për Argjentinën ndeshja me Kroacinë, e vlefshme për Grupin D në Kupën e Botës.

Ndeshja e cila duhej fituar medoemos nga Argjentina ka përfunduar me fitoren e kroatëve me rezultatin 0-3, duke befasuar jo vetëm tifozët argjentinas, por mbarë botën e futbollit.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa të dyja skuadrat e kërkuan golin.

Loja e Argjentinës nuk ishte bindëse, kjo mbase dhe për shkak të presionit të madh psikologjik që kanë pasur për ta fituar ndeshjen.

Ishte Rebic në minutën e 53 të ndeshjes që përfitoi nga një gafë e portierit Cabellero, duke surprizuar argjentinasit.

Argjentina më pas luftoi për të kërkuar golin e barazimit, por më kot, pasi mungoi finalizimi.

Ndërsa kroatët e rrezikuan disa herë portën e Argjentinës, dhe në minutën e 80 Luka Modric i dha goditjen e “knockout-it” argjentinasve pas një goditje të bukur nga jashtë zone.

Por kroatët nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutat shtesë Rakitic shënoi dhe golin e 3 duke vulosur një fitore të madhe ndaj argjentinasve, me rezultatin e thellë 0-3.

Një goditje e rëndë për Argjentinën, e cila e sheh veten pothuajse të skualifikuar nga Kupa e Botës, ndërsa Kroacia siguron kualifikimin për në fazën e 1/16.

Goli i parë – Rebic ’53

Goli i dytë – Luka Modric ’80

Goli i tretë – Rakitic ’90+

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook