Ballina Kryesore Rusia u shkakton drithërima pretendentëve të Botërorit, shkatërron Arabinë Saudite me rezultatin...

Rusia u shkakton drithërima pretendentëve të Botërorit, shkatërron Arabinë Saudite me rezultatin e thellë

Ka përfunduar ndeshja e parë hapëse e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, ku Rusia u përball me Arabinë Saudite.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Luzhniki”, u mbyll me fitoren e thellë të vendasve me rezultatin befasues 5-0.

Rusia dominoi pothuajse të gjithë ndeshjen, ku që në nisje të takimit, në minutën e 12 Gazinskii kalon në avantazh vendasit.

Goli Gazinskiy i hapi rrugë dhe dy golave të tjerë. Fillimisht ishte Denis Cherychev që pavarësisht se nuk e nisi si titullar takimin, arriti të realizoj para se dy skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Pizzi hodhi freski në fushën e lojës, por aktivizimi i Al Muwallad nuk solli asgjë, pasi Rusia shënoi sërish.

Ishte i sapo futuri në lojë, Dzyuba që vetëm pas pak sekondash në fushën e lojës, devijoi saktë me kokë një krosim nga Golovin, duke sigluar shifrat në 3-0.

Në minutat shtesë kishte kohë dhe për dy super gola të tjerë, me Cherychev me anë të një gjuajtje të bukur me të jashtme dhe Golovin që shndërroi në gol një goditje dënimi.

Dy golat e fundit u shënuan në minutat 91 dhe 94 duke dërguar në 5-0 rezultatin përfundimtar.

Me këtë Rusi të frikshme që në ndeshjen e parë, duket se pretendentëve kryesorë për fitimin e Botërorit, u kanë hyrë “drithërima” nga vendasit.

Megjithatë vlen të shihet dhe vijimësia e ndeshjeve të ardhshme të Rusisë, nëse do të jenë në të njëjtin nivel si në sfidën e sotme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook