Ballina Kryesore Saimir Tahiri i çudit të gjithë, shkon në stallë kuajsh dhe “flet”...

Saimir Tahiri i çudit të gjithë, shkon në stallë kuajsh dhe “flet” me pelat (Foto)

Fushata elektorale i ka transformuar të gjithë politikanët. Aq sa jo vetëm bëhen patetikë por edhe karagjozë. I tillë duket se është edhe rasti i Saimir Tahirit, i cili pasi njohu njerëzit duket se në këtë fushatë po dashurohet më shumë me kafshët.

Në një foto të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ish-ministri i Brendshëm shfaqet në një stallë kuajsh, shumë serioz në fytyrë, duke përkëdhelur një pelë, së cilës i ka vënë emrin Luna.

“Kjo eshte Luna dhe flet pa fjale…”, – shkruan Tahiri bashkëngjitur fotos duke lënë pa fjalë komentuesit që natyrshëm i ka habitur ky gjest i “burrit të fortë” që drejtoi ministrinë e Brendshme.