Ballina Kryesore Shëndetësia, Lubonja i “hakërrehet” Ramës: Kur një grua i ka b*thët me...

Shëndetësia, Lubonja i “hakërrehet” Ramës: Kur një grua i ka b*thët me ujë, s’mund të lyhet me buzëkuq

SHPËRNDAJE

I ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, analisti i njohur Fatos Lubonja komentoi situatën politike dhe aktuale në vend, gjithashtu dhe letrën e mjekëve për krerët e shtetit për largimin nga puna.

Ndër të tjera Lubonja e krahasoi Rilindjen Urbane të kryeministrit Rama me “investime kozmetike” dhe Shqipërinë me një “grua të varfër që bën makijazh”.

“Është një Shqipëri që po haet gjithnjë e më shumë nga peshkaqenët e mëdhenj dhe po ngelet shumë pak për njerëzit. Në filozofinë e Ramës, investimet kanë qenë investimet kozmetike, që quhen, ideja e Rilindjes Urbane, që është akuzuar si fasadë, ai thotë një grua mund të jetë e varfër, por duhet të rregullohet, por kur një grua i ka by***t në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen.

Në botë ka sigurime private dhe shtetërore. Po ne këtu s’kemi as siguri, se këta privatët. Këtu nxitohet për të thithur para, pastaj i marrin paratë për rilidnje urbane për të ndërtuar një shesh aty. Nuk mund të jem optimist, duhet të kishin bërë gjëra të tjera, duhet të shohin dhe rrogat e njerëzve. Nëse disa kanë ndërtuar në breg të lumit, dhe nëse ne paguajmë nga taksat për këta që kanë ndërtuar shtëpitë ilegalisht aty ku nuk duhet, do me thënë që jemi shtet katrahurë,” tha Lubonja.

Lidhur me letrën e mjekëve dërguar krerëve të shtetit, Lubonja u shpreh se kjo gjë tregon gjendjen katastrofale të shëndetësisë në vend.

“Mjekët janë paguar shumë pak, nuk kanë investuar në shëndetësi, as në arsim. Këto janë dy sektorët ku duhen paguar shumë.

Nuk besoj se këto janë 8 mjekë të Sali Berishës. Ata janë këmbanë alarmi për të gjithë dhe duhet ndërruar diçka rrënjësisht, por Edi Rama si gjithmonë i mohon të gjitha. Kjo ngrehina e shtetit po rrjedh nga të gjitha anët”, u shpreh analisti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook