Ballina Kronike Sherri i kreut të PD në Gramsh me policinë, vjen reagimi i...

Sherri i kreut të PD në Gramsh me policinë, vjen reagimi i parë nga PS (VIDEO)

Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste, pas publikimit të videos ku kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit, Elmas Haruni, kundërshton dhe ofendon forcat e rendit pas ndalimit që i bënë.

Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të PD-së se ishte “arrestim politik”.

Balla thekson se Haruni përdori një “gjuhë rrugaçërore ndaj punonjësve të policisë”, ndërkohë që shtron pyetjen nëse “PD do të kërkojë falje publike për Lulzim Bashën e Gramshit”.

Statusi i plotë
Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit….

Dje Partia Demokratike reagoi shumë ashpër kundër Policisë së Shtetit për një arrestim “politik” të Kryetarit të kësaj partie në Gramsh me emrin Elmas Haruni.

Por sot Policia e Shtetit ka sqaruar edhe me pamje incidentin që e bën tërësisht fajtor këtë person.

Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni i cili nuk iu bind urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.

Në nje deklaratë për median policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë.

Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda.

Pas këtyre pamjeve, pyetja është a do ta tërheqë PD baltën e mbrëmshme?

A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook





LEXO EDHE:  Mbyllja e seancës/ Balla: Harrojini superdeputetët! Koha për seriozitet...