Ballina Aktualitet Shifra alarmante, 10 foshnje te vdekura brenda pak ditësh – Reagon materniteti

Shifra alarmante, 10 foshnje te vdekura brenda pak ditësh – Reagon materniteti

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar se në pavijonin e Neonatologjise tek Materniteti i Ri është një situatë e rëndë.

Spahia akuzon se, “jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit.”

Pas kësaj deklarate të tij vjen dhe reagimi i Maternitetit Koço Gliozheni:

“Në maternitetin Koco Gliozheni priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amëtare Zero! Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.
Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale, Materniteti “Koco Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.

Por cdo mjek e di se, ashtu si në cdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë.

Ekipi i Maternitetit “Koco Glozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarte të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Deputetja zbulon prapaskenat, ja si po abuzon kryeministri me të sëmurët me kancer

Ndjekje si në filma, shqiptari me Audi-n e dyshimtë i bën “zbor” policisë. E shkuara e errët e fundos…

FOTO/ Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas dy vëllezërit këmbësorë, një prej tyre vdes në vend, tjetri…

Deklaratë drejtuar ndërkombëtarëve? Kryemadhi: Jabaxhinjtë nuk na i zgjidhin dot punët tona

FOTO/ Mot i keq në mbarë vendin, policia bën apel për kujdes

Pas dorëheqjes së Ben Blushit, ndodh një tjetër zhvillim drastik në LIBRA, përjashtohet nga partia…

Rama: Kush do të kapet me lidhje të paligjshme të ujit pas 1 shkurtit do të…

Një veto albanofobe, për çfarë e ka fjalën Berisha?

“Nga kamarier, aksidentalisht në zyrën e Berishës”, deputeti demokrat zbulon se si arriti të hyjë në politikë

Ngjela i kujton politikanëve porosinë e Jezu Krishtit: Hytë nga porta e madhe, tani prisni…

Artikulli paraprakNdahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, Basha: Gjithmonë mes nesh si shqiponjë krenare
Artikulli tjetërPse meshkujt pëlqejnë biondet?!