Ballina Aktualitet “DailyMail”, vëmendje të veçantë Shqipërisë! Zbulon keqtrajtimin e kafshëve në Kopshtin Zoologjik...

“DailyMail”, vëmendje të veçantë Shqipërisë! Zbulon keqtrajtimin e kafshëve në Kopshtin Zoologjik të Fierit

“Parku Zoologjik i Ferrit”, kështu e cilëson tabloidi i njohur britanik, “DailyMail”, Kopshtin Zoologjik privat në Fier, të cilit i ka kushtuar një artikull.

Në shkrimin e “DailyMail” i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj këtij parku kafshësh, pasi janë publikuar pamje tronditëse nga kushtet katastrofike brenda ambjenteve të kopshtit zoologjik.

Fotot e marra në Kopshtin Zoologjik të Fierit, tregojnë një luan të kequshqyer, që jeton në kushte tejet të vështira, madje tek kafsha vërehet edhe një infeksion në sy i patrajtuar nga veterinarët

Kafshë të tjera përfshirë një zebër, një ujk të vogël dhe disa drerë, janë parë të mbyllur në kafaze betoni në parkun zoologjik.

Imazhet thuhet se janë marrë nga një fotograf anonim, i cili ishte i vendosur për t’i bërë publike kushtet anormale të kopshtit zoologjik.

Pamjet shokuese tregojnë luanët dhe kafshët e tjera që lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista, të rrethuara nga mbeturinat e tyre dhe pa as dispozitat themelore si uji i freskët dhe hije.

Fotografi tha se ata që kanë vizituar këtë vend, e kanë cilësuar si “një nga vendeet më të këqija të mirëqenies së kafshëve që kanë parë ndonjëherë”, shkruan “DailyMail”, përcjell “DuaLajm.com”.

“Të gjitha kafshët mbahen në kafaze të vogla, të papastra, si dhe vuajnë nga shumë sëmundje fizike dhe psikologjike, të shkaktuara nga kushtet e mjerueshme, kujdesi veterinar i pahijshëm dhe mungesa e ushqimit të përshtatshëm”, thanë turistët që kishin vizituar kopshtin zoologjik.

Fotografi tha për ‘DailyMail’ se në këtë park kafshësh ndodhen edhe një ari, disa majmunë dhe tre luanë, të cilët mendohet se kanë qenë aty, që kur kanë qenë këlyshë.

LEXO EDHE:  EMRI/Gjendet trupi i pajetë i një pronari pularie në Korçë, dyshohet se...(Foto)

Madje thuhet se shumë kafshë kanë humbur jetët e tyre si pasojë e kushteve të mjerueshme, ndërsa kafshë të tjera janë shitur, ose u janë dhuruar miqve të pronarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies së Kafshëve, “Katër Këmbët”, e cila ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit, e quajti situatën në këtë kopsht zoologjik ‘absolutisht të papranueshme’.

“Kushtet në Parkun Zoologjik të Fierit janë të papërshtatshme, veçanërisht për kafshët e mëdha e të egra si luanët dhe arinjtë që kanë nevoja specifike mjedisore dhe dietike”, tha Ioana Dungler, e cila kryeson Departamentin e Kafshëve të Kullotave.

“Shenjat e ndikimit mendor dhe fizik në një mjedis kaq të egër, mund të shihen qartë në secilën nga kafshët në kopshtin zoologjik. Është padyshim shumë larg të qenit “kopsht zoologjik” dhe përfaqëson një emergjencë të mirëqenies së kafshëve”, shtoi më tej zonja Dungler.

Sipas saj, nëse nuk bëhet diçka për këto kafshë, ato do të vuajnë dhe ka mundësi që të vdesin të gjitha si pasojë e kushteve skandaloze, nga të cilat rrethohen. 

Burimi: “DailyMail”                        Përktheu dhe Pështati në shqip: “Dualajm.com’