Ballina Bota Shitet në kohë rekord diamanti i rrallë. U rikthehet pronarëve

Shitet në kohë rekord diamanti i rrallë. U rikthehet pronarëve

Bëhet fjalë për një diamant të rrallë në ngjyrë pink, i cili është shitur në kohë rekord dhe me një çmim tejet të lartë, sapo ka dalë në ankand. Diamanti është blerë në shifrën e 50 milion dollarëve për vetëm pesë minuta. 

Pink Legacy, nën 19 karat, u ble nga një markë amerikane Harry Winston në ankand në Gjenevë. Vlera reale e këtij diamanti është vlerësuar nga 30-50 milion dollarë para shitjes.

Pronaret e rinj e kanë rikthyer atë në Winston Pink Legacy. Diamanti ka qenë në pronësi të familjes Oppenheimer, e cila drejtoi kompaninë minerare De Beers.