Ballina Aktualitet Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, zbulohet se kush do ta...

Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, zbulohet se kush do ta zëvendësojë Çakon (Emri)

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjitshëm ë Policisë së Shtetit me propozimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dalë emri se kush do ta zëvendësojë provizorisht Haki Çakon.

Mësohet se përkohësisht në krye të Policisë së Shtetit do të jetë zv/drejtori Rebani Jaupaj, ndërkohë që emri më i përfolur për zëvendësimin e Çakos është Ardi Veliu.

Njoftimi
Me propozim të Ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako. Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.

Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



LEXO EDHE:  Festat e fundvitit, këto janë rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë