Ballina Kryesore SHKENCË/ A po e ndryshojnë shkencëtarët motin?

SHKENCË/ A po e ndryshojnë shkencëtarët motin?

Komiteti i Shkencave në Kongresin Amerikan, mbajti pak muaj më parë një dëgjesë të sinqertë mbi gjeo-inxhinierinë Deri në atë ditë, ky term mezi shqiptohej në Uashington.

Koncepti që qeveria mund të ndikojë në kushtet e motit, ngjan shpesh me një marrëzi apo konspiracion.

Megjithatë, tani qeveria amerikane është duke i mbështetur zyrtarisht shkencëtarët, që thonë se mund të ndryshojnë kushtet atmoferike.

Pse po ndodh tani, dhe si është e mundur?
Në fakt, modifikimi i motit është tentuar disa herë nga qeveritë në histori. Për shembull, Kina përdori raketa për të shmangur reshjet e shiut në kohën e ceremonisë së çeljes së Lojrave Olimpike të vitit 2008. Forca shtytëse e studimeve gjeo-inxhinierike deri më sot – që të gjitha në sektorin privat – është pikërisht ndryshimi i klimës.

Në Marrëveshjen e Parisit e vitit 2015, çdo komb në botë ra dakord se ndryshimet klimatike janë një rrezik për njerëzimin, dhe se duhet të ndërmerren veprime konkrete për t’i ndalur ato.

Marrëveshja përcaktoi si objektiv kufizimin e rritjes së temperaturave botërore të këtij shekulli në “shumë më poshtë” se 2 gradë Celsius. Në mënyrë ideale, rritja globale e temperaturës do të jetë e kufizuar në 15 gradë Celsius, mbi temperaturat e epokës paraindustriale.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së planetit, është tashmë rreth 1 gradë mbi nivelet para-industriale.

Shumica e vendeve, po planifikojnë të ulin emetimet e gazrave serrë në atmosferë, për të përmbushur këtë qëllim. Por pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja, Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, tha se objektivi i 15 gradëve është i pamundur pa t’u arritur.

Prandaj, për të shpëtuar planetin, ne do të duhet të duhet të manipulojmë kushtet atmoferike. Gjithësesi Tim Kruger, drejtues i Programit të Gjeo-inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se qeveritë “nuk e kanë kuptuar se çfarë duhet për ta arritur këtë”.

LEXO EDHE:  Kamerat filmojnë gjithçka, moderatori pëson atak në zemër gjatë transmetimit direkt (VIDEO)

Në fakt, emergjenca dramatike e krizës klimatike, ka frymëzuar lindjen e disa propozimeve të guximshme

Toka e merr ngrohtësinë nga Dielli. Problemi është se rrezet e diellit po ngecin në atmosferë, duke e bërë planetin tonë më të nxehtë, dhe duke shkaktuar ndryshime ekstreme tek klima.

Për këtë arsye, fizikanti i Universiteti të Harvardit Dejvid Kith thotë:”Nëse doni të jeni të sigurt për të arritur tek 15 gradët, ju duhet një gjeo-inxhinier diellor”.

Plani më ambicioz për të shmangur rrezet e diellit, është ideja e profesor Roxher Ejnxhëllit, për të vendosur një mori mburojash reflektive në një lartësi të caktuar në orbitë.

Në 8 vjet, do të duhet të vendosen 16 trilionë mburoja të tilla, me një sipërfaqe totale prej 99.779 km2, dhe duke rikthyer në hapësirë 2 për qind të rrezeve të diellit.
Megjithatë, mund të duhen 25 vjet për të nisur këtë projekt, që do të kushtonte triliona dollarë.

Për më tepër, mburoja do të kishte një jetëgjatësi vetëm 50-vjeçare, pas së cilës ato do të shndërroheshin në mbeturina në hapësirë, ose do të bien në Tokë.

Një plan tjetër është mbushja e atmosferës me 55 milionë tonë dioksid sulfuri çdo 1, 2 ose 4 vjet.

Kjo metodë, mund të ndalë ngrohjen globale deri në gjysmë shekulli. Ajo u zhvillua nga Tomas Uigli nga Qendra Kombëtare e SHBA-së për Hulumtime Atmosferike, kur vuri re se shpërthimi i malit vullkanik Pinatubo në Filipine në vitin 1991, emetoi kaq shumë squfur në atmosferë, saqë temperaturat globale në vitin 1992, ranë me gjysmë gradë.

Kith thotë se injektimi në atmosferë i dioksidit të squfurit ose karbonatit të kalciumit nëpërmjet një avioni, është një proces i lehtë dhe jo i kushtueshëm.

LEXO EDHE:  Këto janë 10 zakonet njerëzore që nuk janë shpjeguar nga shkencëtarët