Ballina Kryesore Shkencëtarët zbulojnë lidhjen e frikshme të konsumimit të sheqerit me sëmundjet e...

Shkencëtarët zbulojnë lidhjen e frikshme të konsumimit të sheqerit me sëmundjet e trurit

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë sugjeruar se stili i pashëndetshëm i jetesës ndikon shumë në shëndetin e trurit.

Ndërkaq këto ditë, hulumtimet e prezantuara kanë treguar se ata të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë 33% më të rrezikuar nga sëmundjet e trurit.

Në bazë të eksperimenteve përgjatë shtatë vjetëve, hulumtuesit kanë konstatuar se ata të cilët konsumojnë 30.3 gramë të shtuar sheqer çdo ditë kanë 33% rrezik më të lartë të vuajnë nga Alzheimeri dhe sëmundjet e ngjashme sesa ata që konsumojnë 5.8 gramë.

Gjenden 35 gramë sheqer në një kanaçe standarde 33ml Coca-Cola, apo rreth shtatë lugë gjelle të mbushura me sheqer.

Veç kësaj, sasitë e mëdha të sheqerit ndërlidhen edhe me një rrezik të shtuar të tipit 2 të diabetit.

Dr. Doug Brown, nga Shoqata e Alzheimerit, ka thënë se ky studim i mbështet edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kanë sugjeruar se sheqeri i tepërt e rritë rrezikun e Alzheimerit, dhe të gjitha llojet e sheqerit nga lëngjet e pemëve e deri te limonada, e kanë të njëjtin efekt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook