Ballina Aktualitet Shkumbini devijon nga shtrati. “Lumi po na merr shtëpitë”, banorët kërkojnë ndihmë

Shkumbini devijon nga shtrati. “Lumi po na merr shtëpitë”, banorët kërkojnë ndihmë

Prej kohësh lumi Shkumbin ka devijuar nga shtrati për shkak të prerjes së pyjeve dhe gërryerjes së shtratit të lumit. Më e prekur është zona e Shushicës në Elbasan ku rrezikohen 300 hektarë tokë bujqësore. 

Banorët kërkojnë ndihmë për ndërhyrje emergjente për ndërtimin e pritave pasi koha e shirave ka afruar dhe i frikësohen një katastrofe të mundshme përsa i përket banesave por dhe tokave bujqësore.

Rruga e fshatit rrezikon po ashtu përmbytjen dhe ka nevojë për një rikonstruksion thelbësor. Fati i tyre është në dorë të Bordit të Kullimit.