Ballina Kryesore “Shkundet” Organi i Akuzës, Arta Marku me dorë të hekurt, merr një...

“Shkundet” Organi i Akuzës, Arta Marku me dorë të hekurt, merr një tjetër vendim për prokurorët

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm në Organin e Akuzës, pas lëvizjeve të disa drejtuesve të prokurorive.

Marku ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për procedimet disiplinore të prokurorëve. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve në rast të shkelje në punën e tyre.

Fillimisht, grupi i punës do të fillojë inspektimin nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më gjerë, ndërkohë që aktualisht po formulohet drafti përkatës.

Grupi i punës do të bëjë verifikimet e shkeljeve në punën e prokurorëve, duke inspektuar kështu punën në të gjitha prokuroritë. Pas verifikimit mund të nisë edhe procedimi disiplinor për shkeljet e prokurorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook