Ballina Kryesore “Shpërthen” Nard Ndoka: Rama po na e shet Erdoganin për “Lasgush”

“Shpërthen” Nard Ndoka: Rama po na e shet Erdoganin për “Lasgush”

Deputeti i opozitës, Nard Ndoka ka ironizuar prezantimin e kryeministrit Rama të kompanisë së parë ajrore shqiptare, “Air Albania”.

Në një status në “Facebook”, Ndoka shkruan se Rama po na e shet Erdoganin për Lasgush duke ju referuar faktit që “Air Albania”; 49.12% të aksioneve i perkasin Turkish Airlines, 50.88% të aksioneve janë të ndara midis Albcontron (një korporate në pronesi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”.

Postimi i plotë
KM e shet Erdoganin per “Lasgush”!

“Air Albania”; 49.12% të aksioneve i perkasin Turkish Airlines, 50.88% të aksioneve janë të ndara midis Albcontron (një korporate në pronesi të shtetit shqiptar) dhe MDN Investment një kompani private e krijuar “8 ditë para krijimit të Air Albania”. ????

Ajo çfarë nuk dihet është se sa perqind të aksioneve i perkasin qeverisë shqiptare dhe sa partnerit të saj privat?! ????

Aferë korruptive, e kamufluar, me flamur kuq e zi! ????