Ballina Aktualitet Shpërthimi çisternës në Velipojë/ Flasin për herë të parë rreth ngjarjes dy...

Shpërthimi çisternës në Velipojë/ Flasin për herë të parë rreth ngjarjes dy nga të plagosurit, zbuloni çfarë ndodhi

Djali i Pronarit të Resortit i cili ndëroi jetë në QSUT ka folur rreth ngjarjes që ndodhi në Velipojë. Hektor Zenuni është emri i djalit dhe ai ndodhet gjithashtu në QSUT dhe ka rreth 70% djegie.

Djali ka treguar se ishte në banak në kohën kur ndodhi shperthimi i parë, hyra mora babain në bodrum pasi kishte shkuar të rregullonte gazin.

“Isha në banak kohën kur dëgjova shpërthimin. Zbrita menjëherë të shikoja se çfarë ndodhi, por pashë të shtrirë babanë. E mora menjëherë në krahë për ta nxjerrë jashtë, por pas disa sekondash ndodhi një shpërthim tjetër. Më shtyu fort përpara dhe që nga ky moment nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Jam zgjuar në spital” është shprehur i 33 vjeçari.

 

E dëmtuar nga ngjarja ishte edhe infermierja e qendrës shëndetësore të Velipojës. Vjollca Voci ishte e para që mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit.

Në momentin që kam hipur në ambulancë kam telefonuar zjarrfikësit. Kur kemi mbërritur aty kemi gjetur njerëz duke bërtitur e të trembur. Asnjë nuk i ishte afruar djalit të plagosur. Iu afrova dhe i thash “rri i qetë se je mirë”, ka treguar Voci për mediat. Vetë ajo ishte e lënduara e katërt, e cila u dërgua ne spital, por fatmirësisht pa dëme serioze. “Kur hyra në pallat, tymi më asfiksoi dhe nuk mbaj mend gjë. Dola jashtë dhe kur arrita në spital kuptova që isha në duart e mjekëve.

Si ky rast nuk ka ndodhur ndonjëherë. Druheshim për më shumë njerëz të lënduar, por falë Zotit mbaroi me aq”, shprehet infermieria.