Ballina Kryesore Shqipëria e sportit dhe e artit “po pret gozhdë”!

Shqipëria e sportit dhe e artit “po pret gozhdë”!

Në kohën e shkuar thonë se një komentator sportiv guxoi shumë, kur në lidhje me ish-stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës tha në radio se në…

Nga Ilir Kadia

Në kohën e shkuar thonë se një komentator sportiv guxoi shumë, kur në lidhje me ish-stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës tha në radio se në kabinën ku transmetonte ishte shumë ftohtë dhe se ai “po priste gozhdë”! Nuk mjaftoi autokritika, por edhe e dënuan që të mos transmetonte deri sa të edukohej e të mos “nxinte realitetin”!
Sot?! Sot kemi ndryshuar shumë. Sot mund të themi pa frikë se në stadiumet dhe pallatet e sportit, të rinj apo të vjetër, “presin gozhdë” tifozë e lojtarë. Po ashtu si “presim gozhdë” në teatër dhe opera e deri në provat gjenerale të Festivalit në RTSH. Ka dekada që e themi kudo pa frikë se Shqipëria e sportit dhe e artit “po pret gozhdë”! Ndryshimi i gjendjes është problem. Thuhet se sa të mbarojë TAP-i, Shqipëria do të ngrohet edhe brenda sallave sportive. Kjo pritet të ndodhë me rastin e 40-vjetorit të fitores së demokracisë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook