Ballina Galeri Shqipëria pjesë e “Gomorra”, serialit të famshëm të mafjes (FOTO)

Shqipëria pjesë e “Gomorra”, serialit të famshëm të mafjes (FOTO)

Gomorra është një serial televiziv i bazuar në bestsellerin me të njëjtin titull të shkruar nga Roberto Saviano.

Që prej vitit 2014, ky serial që tashmë ka nisur sezonin e tretë është konsideruar prodhimi televiziv italian më i suksesshëm në histori duke qenë i vetmi që ka arritur sukses edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjtihë botën (130 vende kanë blerë të drejtën e transmetimit).

Një episod i kësaj serie vlerësohet se ka kushtuar mesatarisht 1.35 milion euro ndërsa sezoni në total vlerësohet rreth 16 milionë euro.

Pak ditë më parë ka nisur në “Sky” transmetimi i sezonit të tretë që gjithashtu po rezulton i suksesshëm për nga shikueshmëria. E në episodin e tretë të sezonit të tretë pak ditë më parë për herë të parë është e përfshirë edhe Shqipëria.

Në këtë episode, ngjarjet zhvillohen në Bullgari e ku personazhi kryesor i serisë Ciro di Marzio (Marco D’Amore) zhvillon aktivitetin kriminal. Pjesë e punës së tij është edhe trafikimi i qenieve njerëzore e mes tyre edhe të një vajze shqiptare (aktore Boryana Krumova Manoilova) e cila flet në gjuhën shqipe. Vajzave u sekuestrohen pasaportat shqiptare.

Në fund të episodit, personazhi kryesor vendos të shpëtojë vajzën shqiptare të trafikuar dhe pasi merr një nga pasaportat shqiptare udhëton drejt pikës kufitare shqiptaro-maqedonase ku shkruhet “Republika e Shqipërisë”. Skena e fundit e episodit është ajo e një “bar dhe grill” ku pasi personazhi kryesor i blen vajzës shqiptare një hamburger, i lë dhe disa para dhe një celular dhe ikën.

Jo pak herë Shqipëria apo shqiptarët janë bërë pjesë e kinematografisë, disa herë në rolin e të keqit e herë të tjera në rolin e viktimës./scan

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Loja sapo ka filluar. Nuk keni parë asgjë akoma”, reagon Paloka