Ballina Ekonomi Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon

Shqiptarët marin pagën më të ulët krahasuar me vendet e tyre fqinje.

Eksperti kontabël Agim Binaj thotë se ne ende nuk kemi një përllogaritje për një minimum jetik ndërsa shumë familje vuajnë mungesën e të ardhurave për shërbimet kryesore. Sipas ekspertit kjo më pas sjell probleme të tjera që lidhen me korrupsionin.

“Ne akoma nuk kemi rritur një pagë që të jetë kufi për çdo person që të sigurojë minimumin jetik. Që të sigurosh minimumin jetik në Shqipëri të paktën duhet të kësh për çdo person në një familje një pagë 30-35 mijë lekë. Ti nuk e ke, sepse pagën më të ulët sot e ke 22 mijë lekë. Mbi pagën 30 mijë lekë ti nuk paguan detyrime, kështu që ti nuk je në këtë nivel. Prandaj kjo varet nga niveli i zhvillimit. Ne nuk themi që Shqipëria ka paga të larta. Ndërkohë korrupsionin e kemi shumë të zhvilluar”, tha Binaj.

Binaj sugjeron që qeveria të ndërmar më shumë nisma serioze për të nxitur punësimin.

“E rëndësishme është që të kesh punë, po pate punë ti paguan taksa. Problemi është që si qeveria duhet të ndërtojë politika që njerëzit të jenë në punë. Duke patuar punë ai do paguajë taksa, duke paguar taksa rriten të ardhurat e buxhetit”, deklaroi ai.

Të dhënat e INSTAT dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nxjerrin në pah se në Shqipëri paga mesatare mujore kap nivelin e 347 eurove. Ndërkohë vendet e rajonit kanë një pagë mesatare më të lartë duke nisur nga Kosova me 405 euro, Mali i Zi me 509 euro dhe Serbia me 407 euro.

LEXO EDHE:  Në 1951, si josheshin shqiptarët për të hapur librezë kursimesh, hedhja e lotarisë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook