Ballina Kryesore Shqiptarët sfidojnë Kahn Design, kjo është “monstra” që gjendet në rrugët e...

Shqiptarët sfidojnë Kahn Design, kjo është “monstra” që gjendet në rrugët e Tiranës

Kompania e njohur britanike “Kahn Design” ka prezantuar së fundmi supermakinën “Flying Huntsman”, 6×6, 9 vendesh dhe me një gjatësi prej 5.1 metrash.

Ky supermjet sfidon çdo lloj terreni dhe mund t’ju çoj në çdo vend që ju dëshironi.

Ky Defender i ri vjen me ngjyrë të gjelbër Fungus, parafango dhe prapafango të zgjeruara, maskarina e përparme X-Lander, dritat LED Diamond, mbrojtësin e përparmë me drita të integruara, si dhe vrima për ajër në kofano.

Çmimi fillestar për një automjet të tillë është 250 mijë paund (280 mijë euro).

Kjo lloj makine zor se mund të shihet në rrugët tona, po në të vërtetë një e tillë gjendet në Tiranë.

Po. Po! Siç e lexuat. Ndodhet në Tiranë dhe është e vetmja makinë në Shqipëri në llojin e saj.

Kjo “monstër” është ndërtuar nga persona të apasionuar pas kësaj lloj makine dhe me të vërtetë kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Supermakina është ndërtuar plotësisht me pjesë të “Kahn Design”, pamja e jashtme dhe e brendshme, si dhe tek detajet më të imtësishme.

Shasia e “mostrës” është e vitit 1991 dhe fuqizohet nga një motor 4.6 litërsh, benzinë, vitprodhim 2007.

Për të gjithë ato persona që janë të apasionuar pas kësaj lloj makine, ju informojmë se është në shitje.

Çmimi i kësaj “monstre” është mjaft i majmë, por që nuk dihet sa.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1192″ sortorder=”10963,10949,10948,10957,10956,10961,10953,10950,10951,10952,10954,10955,10958,10959,10960,10947,10962″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook