Ballina Kryesore Shqiptarja fiton në zgjedhjet lokale në Belgjikë: Babi, për ty atje lart!

Shqiptarja fiton në zgjedhjet lokale në Belgjikë: Babi, për ty atje lart!

Deniza Miftari, 22 vjeçare, është shqiptarja e vetme e zgjedhur si asambleiste në zgjedhjet lokale të komunës së Roseslares në Belgjikë.

Deniza ka lindur në Gjilan, ndërsa në moshën 3-vjeçare emigroi në Belgjikë së bashku me familjen.

Duke garuar për Partinë e Gjelbër, Deniza është asambleistja më e re dhe e vetmja e cila vjen nga një familje refugjatësh.

Me rastin e zgjedhjes, ajo ka falënderuar babain e saj që nuk jeton më, sipas të cilës e ka motivuar për të garuar në zgjedhje. Ai ndërroi rreth 5 muaj më parë.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.

Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithçka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithçka. Do e jepja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.

Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjatë fitores, mbrëmë e di që ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që “qiki vogël’” është zgjedhë asamblistja më e re e Komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.

Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.

Të dua. Të dua o jetë”, shkruan Deniza.

LEXO EDHE:  Donald Trump sjell lajmin e keq: Emigrantët përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, mes tyre dhe shqiptarët