Ballina Kryesore Si do të ishte bota sikur të ishte e sheshtë?

Si do të ishte bota sikur të ishte e sheshtë?

Në kohët e sotme është pothuajse e pamundur të besohet që toka nuk është sferike, por për shumë kohë të historisë tonë njerëzore, njerëzit kanë menduar që toka ka qenë e sheshtë. Një nga konceptet që stërgjyshërit tanë e kanë humbur ka qenë graviteti.

Efektet e gravitetit janë çelsi për të përcaktuar nëse toka është e sheshtë apo jo. Në tokën sferike graviteti tërheq në të njëjtin drejtim gjithandej në sipërfaqen e tokës ndërsa në një formë disku apo të sheshtë graviteti ndryshon drejtimet ndërsa lëvizni përgjat pjesëve anësore.

Në tokën e sheshtë, në qendër të saj, tëhiqeni poshtë po ashtu si në tokën sferike. Ndërsa largoheni nga qendra graviteti do ju anonte. Kjo gjë do ndikonte shumë në sporte, në pjesë të ndryshme të botës.

Le të marim shembull pemët. Derisa pemët rriten në anën e kundërt të gravitetit (efekti i quajtur Gravitropism), në tokën e sheshtë do shihnit që pemët do rriteshin në mënyrë të shtrembërt duke u larguar nga qendra e tokës.

Një rast tjetër që, duke marrë parasysh që në tokën e sheshtë graviteti do ishte në qendër, ndërsa do shkonit në pjesët anësore të tokës do dukej sikur po ngjisnit malin dhe në pjesën më anësore të tokës së sheshtë do dukej sikur keni arritur majën e tij.

Nëse do jetonit në cep të tokës, do ishte e pamundur sepse do ishte shkretëtirë. Arsyeja është sepse graviteti do e tërhiqte ujin e detërve dhe nuk do lejonte që uji të prekte cepat e tokës. Pra, nëse do të udhëtonit nga cepi i tokës për në qendër të tokës, niveli i ujrave do vinte duke u rritur duke e bërë qendrën e tokës “metropolin” e ujrave.

LEXO EDHE:  Vasili sulmon Ramën: Qeveria i bie legenit me dëgjesa e Facebook

Pra, herën tjetërqë do shihni një mollë të bjerë në tokë, jini falenderues që toka është sferike sepse nëse do ishte e sheshtë ajo mollë mund t’ju godiste në varësi të gravitetit.