Ballina Kryesore Si e parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Itali? Kjo është përgjigjia e Ilir...

Si e parashikon rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Itali? Kjo është përgjigjia e Ilir Metës


Presidenti i Republikës Ilir Meta do të ndjekë sot nga afër ndeshjen Shqipëri-Itali, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Pak para nisjes së ndeshjes, Meta në një prononcim për RTSG deklaroi se “Shkodra si një djep i futbollit, dhe duhet t’i japi kurajo Kombëtares për një rezultate pozitiv. Vllaznia ka bërë futboll shumë të bukur. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur në radhë të parë, dhe besoj se ekipi unë i ka mundësitë për një rezultat pozitiv”, – tha Meta.

Teksa u pyet lidhur me faktin nëse si tifoz kishte ndonjë parashikim, presidenti u tregua shumë diplomatik në përgjigjen e tij. “Nuk doja të bëja parashikime në futboll topi është i rrumbullaket dhe është i paparashikueshëm”, theksoi ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook