Ballina Kryesore “Si po ‘prostituohet’ me komisionin e (anti)ligjeve”, Vasili shton dozën e akuzave...

“Si po ‘prostituohet’ me komisionin e (anti)ligjeve”, Vasili shton dozën e akuzave kundër qeverisë: Po i vënë flakën…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Vasili thekson se qeveria po “prostituon” komisionin e ligjeve.

Sipas ish-kreut të LSI-së, me asgjësimin e ONM-së nga Rama, Reforma në Drejtësi ka vdekur.

Statusi i plotë
Komisioni i (anti-)ligjeve, si ISIS-i kunder Kushtetutes.

Kushtetuten e shqeu kryeministri ne 18 dhjetor kur zgjodhi prokuroren me 69 vota te rilindjes.

Tani po prostituojne me kete komisionin e (anti)ligjeve qe ti vene flaken perfundimisht.

Vetem me vota te rilindjes dhe me asgjesimin e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit nga kryeministri Reforma ne Drejtesi ka vdekur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook