Ballina Kryesore “Si u pajis me dy patenta lundrimi Saimir Tahiri”, ish-kryeministri zbulon ‘prapaskenat’:...

“Si u pajis me dy patenta lundrimi Saimir Tahiri”, ish-kryeministri zbulon ‘prapaskenat’: Personi që firmosi është… (Emri)

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se ka zbuluar mënyrën se si është pajisur me dy patenta ish-ministri i Brendshëm, vetëm pak ditë pasi biznesmeni Orest Sota u ndalua nga policia ku iu gjetën dhe sekuestruan 860 mijë Euro dhe 2 patentat e Saimir Tahirit.

Teksa i referohet qytetarit dixhital, me anë të një statusi në “Facebook”, Berisha shkruan se patentat janë firmosur nga përgjegjësi i sektorit të mjeteve lundruese dhe detare, Hamdi Domi.

Sipas mesazhit të qytetarit dërguar në adresë të Berishës, për këtë çështje është paguar edhe Paulin Ndreu.

Statusi i plotë
Ja si u pajis me dy patenta lundertari i madh Saimir Trafiku! sb

Dokeri dixhital denoncon:

“Pershendetje doktor, Lefter Sota eshte partner biznesi me Ibrahim Domi. Ibrahim Domi ka te vetin Hamdi Domin. Hamdi Domi eshte ai qe ka firmos patentat dhe qe eshte pergjegjesi sektorit te mjeteve lundruese dhe detare (gjithashtu dhe pjese e QNOD). Per firmosjen e patentave te Saimir Tahirit ne kundershtim me çdo ligj eshte paguar mire edhe Paulin Ndreu.
Nga ana tjeter Ibrahim Domi eshte edhe partner me Fatmir Volotin, qe besoj se e di qe eshte prestanome i Gjushit. 
Voloti eshte Nje nga dy -tre te vetmit qe nderton sot ne Durres. Ka ndertuar te Lulishte 1 Maji ku zhduken ato rrenojat antike”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook