Ballina Aktualitet Skandal! 2 raste dhune nga Policia e Shtetit

Skandal! 2 raste dhune nga Policia e Shtetit

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar dy raste të rënda të ushtrimit të dhunës nga ana Policia e Shtetit. 

Rasti i parë ka të bëjë me ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike nga shefi i policisë Klodjan Caushaj, në Ballsh pa asnjë shkak.

Almir Hasanaj është emri i qytetarit të dhunuar, i cili para pak kohësh ka pësuar një aksident, dhe ka kryer një operacion në shtyllën kurrizore. Dhe për ironi të fatit, ka duruar dhe shqelmat e shefit të policisë duke përfunduar sërish në spital në gjendje të rëndë.

“Jam shtruar të martën. Më ka marrë babi në telefon se është goditur një kushëri me një çelës dhe ishte te spitali. Afrohem këtu dhe shikoj të gjej çelësat përdhe. Vete te makina, shikoj makinën, më thotë shefi i rendit të kaloja matanë, të mos afrohesha aty. Kalova në anën tjetër të xhadesë, më thotë të mos e shikoja, i ktheva kurrizin të mos e shikoja sepse ishte hera e katërt që më bezdis, më godet, më shan. Kur kalova andej më godet me shkelm në mes të kurrizit, ku unë jam i operuar nga shtylla kurrizore, jam invalid. Pas kësaj, më shoqëruan në komisariat, atje nuk po rrija dot në karrige, u shtriva përdhe dhe pas një farë kohe nuk po ngrihesha dot fare” – këto janë fjalët e Almirit, qytetarit të dhunuar.

Almir Hasanaj rrëfen se pasi nuk po lëvizte dot më, u lajmërua ambulanca dhe kur i bënë grafinë në spital i thanë se i ishte shembur shtylla kurrizore, ndaj i dhanë ilaçe dhe e drejtuan në spitalin e Fierit, ku i bënë edhe disa gjilpëra dhe serume.

Ndërkohë me anë të një kamere të fshehtë, shefi i policisë e pranon se e ka dhunuar qytetarin pa asnjë shkak.

LEXO EDHE:  "Paratë janë të miat"! Orest Sota dërgon fakte të forta në prokurori

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Institutin e Fizikës Bërthamore. Polici që ruan Institutin ka ushtruar dhunë fizikisht ndaj grupit të xhirimit të emisionit investigativ “Stop”.

Gazetarja dhe operatori ishin në detyrë dhe i kërkuan policit korrektesë në sjellje, por polici i fyen, dhunon dhe i kërcënon.