Ballina Aktualitet SKANDALI/ Hoteli luksoz në mes të Tiranës përgjon klientët

SKANDALI/ Hoteli luksoz në mes të Tiranës përgjon klientët

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri dhe verifikimet përkatëse, nga dokumentet e të cilit rezulton se Hotel ‘Plaza’ përgjon e survejon në çdo cep të tij.

Madje thuhet se denoncime janë bërë dhe nga punonjës të këtij hoteli, të cilët janë ankuar se filmohen e regjistrohen gjatë kohës së punës, në biseda konfidenciale apo frekuentimin e mjediseve të këtij hoteli.

Sipas proces-verbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi i kryer në hotel ‘Plaza Tirana sh.a’, rezulton se ky biznes, me frekuentim të personave e grupeve klientë ‘VIP’, ka instaluar sistem video-survejimi, të tipit ‘CCTV’, me kamera të thjeshta dhe cilësore ‘4K’, me rreze 360 gradë, të cilat vrojtojnë çdo skutë të mjedisit, brenda e deri në 300 metër distancë, jashtë hotelit.

Mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje.

-Kontrolluesi (survejuesi) Hotel ‘Plaza’, nëpërmjet këtij rrjeti survejimi, mbledh dhe përpunon të dhëna ‘imazhe-video’, të klientëve e punonjësve të tij.

-Stafi i hotel ‘Plaza’, kryen dhe mbledhjen e të dhënave sensitive (grup gjaku) dhe kjo përbën shkelje të rëndë.

Pas zbulimit të këtij skandali, Krye-komisioneri, Besnik Dervishi, ka urdhëruar pronarët e Hotel ‘Plaza Tirana sha.a’, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese me filmime, video, fotografi e marrje grup gjaku, duke i lënë këtë ultimatum zyrtar:

1. Hotel ‘Plaza Tirana’, të shkatërrojë të dhënat personale ‘imazhe video’, të punonjësve e klientëve, të grumbulluara nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV).

2. Hotel ‘Plaza Tirana’, të shkatërroj, të dhënat ‘sensitive’ (grup gjaku), që ka mbledhur për punonjësit dhe këdo tjetër.

LEXO EDHE:  E rrallë në Tiranë, 32-vjeçari denoncon ish-të dashurën 17-vjeçare pasi ajo...

3. Brenda 15 ditëve, këto detyrime, të jenë realizuar, në të kundërt, do të veprohet me gjobë, ose me denoncim publik. /tch

Foto ilustruese