Ballina Kronike Skandali / Ja cfarë bën ministri brendshëm për hetimet e mitingut të...

Skandali / Ja cfarë bën ministri brendshëm për hetimet e mitingut të PD

Dritan Demiraj ministri jonë i brendshëm i vendosur si ministër teknik ka shkuar në zonën e konsideruar si ‘skenë krimi’ ku policia dhe prokuroria po hetojnë dhe po mbledhin prova për gjetjen e shkaqeve që çuan në helmimin e 140 protestuesve në mitingun e PD-së.

Ne kemi siguruar një bised mes ministrit dhe punonjësve nga kontrolli “blic” i Demirajt në mesnatë. Teksa hetuesit, oficerë të policisë së shtetit dhe të policisë gjyqësore janë duke sekuestruar si provë materiale prozhektorët që janë përdorur në ndriçimin e mitingut, ministri Demiraj i ndalon duke urdhëruar të kthejnë mbrapsht pajisjet ndriçuese. “O çuna po pa ca bëni. Ju merrni një prozhektor për hetim, për çfarë ju duhen 12 copë?”, dëgjohet t’u drejtohet Demirajt policëve dhe oficerëve në vendin e ngjarjes.

Duket se ata i janë bindur ministrit dhe kokë ulur i kanë thënë se “kështu u kishte thënë Prokurori”.

Pjesë nga debati

Demiraj: i drejtohet përfaqësuesit të firmës private që ka prozhektorët: A ke nesër aktivitet politik ti?

Përfaqësuesi i firmës: Po

Demiraj-hetuesve: Po kjo s’ka sens. O çuna po si i merrni 12 drita firmës ju. Si do pengoni aktivitetin e tij. Ktheni mbrapsht urgjent vetëm 1 do merrni. Këto s’janë armë që duhen analizuar të 12-ta. Ju mjafton Një për hetimin.

Një nga hetuesit: O shef po ne kështu na ka thënë prokurori…