Ballina Kryesore Skandaloze, shihni si blihen votat në mes të Shkodrës me bukë, vaj...

Skandaloze, shihni si blihen votat në mes të Shkodrës me bukë, vaj dhe sheqer (Foto+Video)

Gjatë ditëve të fushatës në media ka patur raportime të ndryshme për tentativa për blerje të votave, por kjo që shihet në këtë video të realizuar në Shkodër duket se e tejkalon çdo imagjinatë.

Kryesuesi i listës së kandidatëve të PSD-së në Qarkun e Shkodrës, Tom Doshi duket se ka vendosur të marrë vota në këmbim të dhënies gratis të ushqimeve.

Referuar fotove dhe videos së siguruar nga “DuaLajm.com”, shihet qartazi se si qytetarë të ndryshëm janë vënë në radhë në qendër të qytetit dhe marrin ndihma si sheqer, vaj dhe artikuj të tjerë ushqimorë, në mes të ditës dhe pa u shqetësuar nga askush në këmbim të votës për Tom Doshin.

Këto foto e video duket se janë dëshmia e një fushate elektorale skandaloze, që na tregon se edhe pse në vitin 2017, votat ende blihen me vaj, sheqer dhe bukë.