Ballina Kryesore Skënderbeu shpallet kampion për të 8-ën herë në histori

Skënderbeu shpallet kampion për të 8-ën herë në histori

3 javë para përfundimit të sezonit, Skënderbeu shpallen matematikisht kampion për herë të 8-të në histori.

Humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit ndaj Teutës me rezultatin 3-2, ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion dhe e ka çuar në 11 pikë, diferencën mes vendit të parë dhe atij të dytë, kur ngelen edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit.

Skënderbeu pas javës së 33 udhëheq me 72 pikë kundrejt 61 të Kukësit.

Ky është titulli i 8 në histori për skuadrën korçare që deri më 2016 kishte marrë 6 trofe radhazi, por pësoi një ndërprerje në sezonin e kaluar kur Kukuësi u shpall kampion.

Skuadra korçare ka zhvilluar një sezon fantastik ku nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitimin e kampionatit, duke treguar superioritet ndaj rivalëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook