Ballina Kryesore “S’largohem nga detyra, vendimi i Arta Markut është i paligjshëm”, “rebelohet” kryeprokurori...

“S’largohem nga detyra, vendimi i Arta Markut është i paligjshëm”, “rebelohet” kryeprokurori i Elbasanit

Pas vendimit të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku për shkarkimin e Kryeprokurorit të Elbasanit, ka ardhur reagimi nga ky i fundit.

Në  një konferencë për mediat, Kryeprokurori i Elbasanit, Dritan Gina deklaroi se refuzon vendimin për t’u larguar nga detyra, duke arsyetuar se ky vendim është i paligjshëm dhe i nxitur nga qarqe të caktuara politike.

“Largimi im është pa asnjë tagër dhe bazë ligjore. Marku nuk ka të drejtë të largojë drejtuesit. Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm, dhe lëvizja ime nga detyra është e nxitur nga qarqe të caktuara politike”, u shpreh Gina.

Ai nuk la pa përmendur edhe ngjarje kryesore kriminale të ndodhura në Elbasan gjatë muajve të fundit, për të cilat tha se kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje për të kërkuar analizë në lidhje me punën e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakFOTO/ Maldive, aty ku në mbrëmje qielli bashkohet me oqeanin, pamja është përrallore
Artikulli tjetërDëshmia e plotë/ Shullazi i prerë në gjyq, flet për përplasjen me biznesmenin