Ballina Kryesore “S’mjaftoi ndarja e trojeve shqiptare, tani do ndahet edhe deti”, Rama-komentuesit: Hedh...

“S’mjaftoi ndarja e trojeve shqiptare, tani do ndahet edhe deti”, Rama-komentuesit: Hedh budallai një gur në lumë dhe…

Kryeministri Rama ndodhet në Londër, në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u takua edhe me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.

Vetë kreu i Qeverisë publikoi një video të shkurtër në faqen e tij të “Facebook-ut”, ku njoftoi takimin me kryeministrin grek.

Ata diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme.

Por në videon e shpërndarë nga kreu i qeverisë, lum komentesh vërshoi në adresë të Ramës, ku qytetarë të shumtë i kërkonin transparencë të plotë, lidhur me takimin me Tsipras, veçanërisht për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Një nga komentuesit i kujton Konferencën e Londrës, kryeministrit Rama, duke i thënë se nuk mjaftoi ndarja e trojeve shqiptare, po tani do të ndahet edhe deti.

Kreu i Qeverisë nuk e ka lënë pa përgjigje qytetarin, ndërsa i përgjigjet duke i kujtuar një shprehje të vjetër.

Komentuesi: Ndonjë “konferencë” e re në Londër?? Nuk na mjafton konferenca e Londrës që ndau trojet shqiptare, tani do ndahet deti? 👎

Rama: Hahaha o zot o zot, hedh budallai nje gur ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot🙈

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook