Ballina Bota Sot është “E Premtja e Zezë”, shihni se ç’po ndodh nëpër botë

Sot është “E Premtja e Zezë”, shihni se ç’po ndodh nëpër botë

Jo vetëm në SHBA, ethet e “Black Friday” apo të premtes se zezë janë përhapur në të gjithë botën ku blerësit kanë pushtuar dyqanet.

“Daily Mail” sjell foto me skena kaotike në një dyqan në Sao Paulo të Brazilit, ku turmat u përleshën për të marrë në duart e tyre televizorë me çmim të lirë.

E njëjta situatë edhe në Afrikën e Jugut.

Edhe në Barakaldo të Spanjës, rradhët e gjata u paraqitën jashtë një dyqani që reklamonte uljet e të premtes së zezë.

Në të gjithë botën “Black Friday” apo e premtja e zezë njihet si dita e zbritjeve të mëdha të çmimeve nëpër biznese të ndryshme.

“Black Friday”, është e premtja e parë e pazareve pas ditës së Falenderimeve në SHBA.